E lanë të pajetë te dera e spitalit/ Rrëqeth daja e 18-vjeçares: U martua para dy muajsh dhe më pas thanë…

169

Detaje të reja dalin në dritë për rastin e 18-vjeçares nga Ferizaj i Kosovës. Daja i të ndjerës ka dhënë informacione për mediat kosovare mbi jetën personale të vajzës.

Ai thotë se 18-vjeçarja është martuar dy muaj më parë me Dardan Krivaqën, një prej autorëve të dyshuar per aktin e rende qe i mori jeten te rese i cili është ende në kërkim.

Daja e 18-vjeçares me iniciale M.O. thotë se deri përpara ngjarjes së rëndë, vajza nuk është ankuar asnjëherë për marrëdhënien me partnerin e saj.

“Unë jam daja i M. Dje e kemi marrë vesh dikur rreth orës 22:00, nuk kemi ditë diçka që ka ndodh. Por në bazë të informatave, e kemi marrë vesh që është mbesa jonë. Kemi ardhë këtu, kemi bisedu me familjen.

Kjo është e vërtetë, ajo është martu që 2 ose 3 muaj… Vajza nuk ka tregu kurgjë që ka raporte të këqia, por në bazë të rrethanave, si dajë, kemi pyet kush është filani (burri i saj).

Nuk kanë folë fjalë të mira, që është njeri i sjellshëm ose djalë i mirë, por e paska pas fatin…U njoftu me të, u martu, kur ka ardhë në shtëpi. Diçka që me thanë që s’po shkon mirë, s’na ka tregu”, tha ai.