A do rikthehen masat shtrënguese në Shqipëri? “DW”: Qindra raste të reja infektimesh në ditë, në spital

Varianti Delta i virusit Corona po perhapet me shpejtesi ne Shqiperi. Ende nuk jane rikthyer masat shtrenguese dhe mbajtja e maskes nuk respektohet.

 

Burime zyrtare nga Instituti i Shendetit Publik bejne te ditur se numri total i infektimeve te reja me virusin Corona javen qe kaloi,(16-22 gusht 2021) arriti ne Shqiperi, ne mbi 3 mije vete dhe ai i viktimave ne 12.

 

Te shtunen (21.08) numri i rasteve te reja arriti shifren me te larte qe nga fundimaji i ketij viti. Ne spitalin infektiv anti-Covid, ne Qendren Spitalore Universitare” Nene Tereza” nga nje numer i paket pacientesh ne fundmajin e ketij viti jane te shtruar 73 paciente, kurimi i te cileve kerkon te rikthehen sherbimet e specializuara.

 

Rastet e reja te infektuara nga virusi Corona jane te perhapura pothuajse ne te gjthe vendin duke prekur 43 bashki nga 61 qe ka ne total Shqiperia. Tirana vazhdon te kryesoje me 217 raste te reja, e ndjekur nga Shkodra me 98, Vlora me 51 dhe Durresi me 38.

 

Shkak per nje grafik te tille ne rritje te rasteve te reja dhe i viktimave pas disa muajsh pa asnje humbje jete, sipas autoriteteve shendetesore, eshte qarkullimi i shpeshte i variantit Deta, te virusit Corona, qe ka hyre ne Shqiperi qe ne fillim te kesaj vere, ne qershor.

 

Masat mbrojtese si vendosja e maskes ne mjedise te mbyllura dhe distancimi social pothuajse nuk respektohen fare dhe ende autoritetet nuk po reagojne per te rikthyer masat shtenguese.

 

Apeli i autoriteteve shqiptare ndaj qytetareve aktualisht eshte i fokusuar ne kryerjen e vaksinave anti-Covid deri ne fund te ketij muaji, qe eshte shpallur “muaj i hapur” per vaksinimet mbi moshen 18 vjeç.

 

Nga te dhenat zyrtare rezulton se ne Shqiperi jane perdorur 1,3 milione doza te vaksinave anti-Covid, ku rreth 35 perqind e tyre u perket vaksinimit te qytetareve mbi 18 vjeꞔ me dozen e pare.

 

Masat shtrenguese anti Covid-19 u lehtesuan nga autoritetet ne fundqershorin e ketij viti kur ne spitalin Infektiv te Qendres Universitare,”Nene Tereza” ne Tirane, qe ishte ne frontin e pare te perballjes se epidemise, pati vetem disa paciente te shtruar, te infektuar me virusin corona.

 

Te dhenat e Institutit te Shendetit Publik flasin per 5129 paciente aktive me virusin Corona ne te gjithe vendin.

DW

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...