Zbulohet se me cilën këngë do ta hapë koncertin Groan Bregovic

143

Vendimi i Bashkisë Korçë për të patur të ftuar këngëtarin, Goran Bregoviç në festën e Birrës ka shkaktuar shumë polemika në vend.

Bregoviç do të këndojë nesër në Shqipëri, ndërsa Bashkia Korçë në një status në Facebook shkruan se Kosovska është kënga shqipe që Bregoviç ka zgjedhur për të çelur nesër koncertin.

Bashkia shkruan se këngëtari me muzikën e tij do të japë nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

A e din se t’gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çifteliës

Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë

Kënga le t’jehojë –

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll”,shkruan Bashkia Korçë në një status në rrjetet sociale.

Për një pjesë të opinionit në vend Bregoviç ka qenë frymëzues i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.