Viti 1985. Ora 8 pa pesë e darkës – Genti, shko bli një kile sheqer, se mos na vjen njeri për vizit

680

Viti 1985. Ora 8 pa pesë e darkës.

Babai: – Genti, shko bli një kile sheqer, se mos na vjen njeri për vizitë.

Genti: – Jo, babi, të jesh i sigurt që nuk vjen njeri.

Sa mbaron fjalën, bie dera.

Babai: – Hajde, Bimo, mirë se erdhe!

Bimi: – Faleminderit, Beromo!

Babai i thotë vajzës: – Pyete vetëm një herë: A të të bëj një kafe?

Vajza: – Xhaxhi Bimi, a të bëj një kafe?

Bimi: – Jo, se e piva te motra.

Genti: – Edhe sikur të duash ti, nuk ka sheqer.

Rezultati: Një shuplakë nga babi për gabimin, 30 lekë nga Bimi për sinqeritetin./Na Ishte Dikur