Shoferi shqiptar nuk “vë mend”, brenda pak minutash i pezullojnë dy herë patentën

Një shoferi në Tiranë i është pezulluar patenta 2 herë brenda pak minutash.

Sipas njoftimit të policisë, fillimisht ai ishte konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan në Dopaj nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore po me shpejtësi 148 km/h.

Atij iu pezullua edhe për 3 muaj të tjerë leja e drejtimit dhe u gjobit me 20 mijë lekë të reja.

“Njëri prej drejtuesve të konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan në Dopaj nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore po me shpejtësi 148 km/h, të cilit iu pezullua edhe 3 muaj të tjerë leja e drejtimit dhe masë administrative 20.000 lekë të rinj”, njofton policia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...