Pronarit të “Range Roveri” 50 mijë € i bëjnë surprizën e hidhur në plazhin shqiptar, luan mendsh kur e mori vesh

126

Një Fuoristradë luksoze është vjedhur në orët e para të ditës së sotme në Sarandë. Mësohet se është vjedhur mjeti tip “Range Rover Velar”, me vlerë rreth 50 mijë euro.

Ka qenë pronari i mjetit, i cili ka bërë denoncimin në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet edhe për vjedhjen e një “Range Roveri” të dytë, por kjo mbetet ende e pa konfirmuar.

Ai ka denoncuar në polici zhdukjen e mjetit të tij, duke kërkuar kështu gjetjen sa më parë të makinës.