Mjekui njohur ben deklaraten e fort per virusin: Të nisë sa më shpejt ….

392

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij në Facebook rezultatet e një studimi të fundit mbi vaksinat

dhe efektivitetin e tyre duke kërkuar nga autoritetet shqiptare të shëndetësisë që të nisin sa më shpejt vaksinimin me dozën e tretë të personave të vaksinuar me dy doza CoronaVac dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Postimi i plotë

“Në çështjet e shkencës, autoriteti i njëmijë vetëve nuk vlen sa arsyetimi kokëulur i një individi të vetëm”

Cit.: Galileo Galilei

? Rezultate të reja, këtë herë nga Brazili e të botuara dje (20 gusht 2021) në prestigjiozen British Medical Journal (BMJ), flasin sërish mbi nevojën për të mbështetur me vaksinim të mëtejshëm personat e moshuar që kanë marrë vaksinën CoronaVac.

? Më 24 maj 2021, kur OBSH-ja miratoi vaksinën CoronaVac, shkruan shumë qartë në faqen 3 të raportit:

? Pjesëmarrësit >60 vjeç janë të pamjaftueshëm në studimet klinike, …; si rrjedhojë, efikasiteti i vaksinës nuk mund të përcaktohej nga studimet klinike.

? Për ta bërë këtë rekomandim më të fortë dhe më të bazuar mbi evidencë, duhet të prodhohen të dhëna të mëtejshme mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës në këtë grupmoshë.

? Linku i raportit: https://apps.who.int/…/WHO-2019-nCoV-vaccines-SAGE…

?? Një studim shumë i detajuar u krye në shtetin Sao Paulo mbi personat >70 vjeç në një efort të kombinuar institucionesh të mirënjohura Braziliane, Spanjolle dhe Amerikane.