Media italiane ngre në “qiell” kardiokirurgun shqiptar: Mijëra zemra janë në dorën e tij

Enkel Kallushi është kardiokirurg shqiptar, por që profesionin e tij prej vitesh e ushtron në Itali.

Së fundmi mediat italiane i kanë dedikuar një artikull të gjatë mjekut të njohur, ku e ngrejnë më “qiell”, teksa shkruajnë se “mijëra zemra janë në dorën e tij”.

Mediat e huaja shkruajnë se Enkel Kallushi është një nga kirurgët më të mirë të zemrës në Opa, spitali “Gaetano Pasquinucci” të zemrës.

Kallushi ka lindur në Tiranë është diplomuar për mjekësi në qytetin e tij dhe më pas u regjistrua në specialistin e Kirurgjisë së Përgjithshme, gjithashtu në Tiranë. Në vitin 2000 ai mbërriti në Massa për të ndjekur një kurs masteri të organizuar në Opa. Mjeku vendosi që në atë moshë të qëndronte dhe ta vazhdonte karrierën e tij në Itali.

“Kur pashë se si kryheshin ndërhyrjet, u dashurova. Gjeta një mjedis shumë shpërblyes dhe pozitiv. E ndjeva se e ardhmja ime do të ishte këtu. Edhe pse në fillim nuk ishte aspak e lehtë,” ka thënë ai për “lanazione”.

Në 2010 Enkel u punësua nga Fondacioni Monasterio si një mjek i strukturuar në kirurgjinë kardiake të të rriturve. Deri më sot, ka mbi një mijë ndërhyrje të kryera nga duart e tij.

Aksident tragjik/ Autobusi që transportonte një ekip futbolli, bie nga ura

Një autobus që transportonte një ekip futbolli, herët këtë të hënë pësoi një aksident, duke rënë nga një urë, ku gjetën vdekje pesë vetë...

Ja dy banoret e ‘Big Brother Vip’ që po dyshojnë hapur tek produksioni për Luizin

Aktorja Olta Gixhari dhe Tea Trifoni në një bisedë me Luizin kanë lënë të kuptohet se ka vend për dyshim qëndrimi i tij ende...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME