Ka edhe kështu… Duke kërcyer me shami në duar, dasmorët bllokojnë autostradën e Laçit

360

Një grup dasmorësh kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin ne autostradën e Laçit.

Në pamje shihet grupi i dasmorëve që kanë ndaluar automjetet dhe kërcejnë në rrugë me shami në duar.

Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë.

Për disa momente qarkullimi në këtë pjesë të autostradës u bllokua ndërsa në sfond dëgjohen boritë e automjeteve që presin në radhë.