E trishtë në Itali/ Shkoi për të blerë një shishe me ujë, shqiptari përplaset për vdekje në vijat e bardha

Një aksident fatal ka ndodhur në Itali për një shqiptar i cili po kalonte vijat e bardha në Livorno për të blerë një shishe ujë në një lokal, kur papritur u godit nga një Porsche me shpejtësi të lartë.

Muratori Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë Tarracën Mascagni teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël.

Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të de hur e përplasi për v dekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.

Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edli Bushi teksa ishte i treti nga pesë vëllezërit.

Bushi u transportua i gjallë në spital falë masazhit kardiak, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën. Shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi i d ehur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...