Ç’po ndodh kështu në plazhet shqiptare, 3 persona të mbytur gjatë paradites së sotme

270

Dy pushues, janë mbytur paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për dy të moshuar, rreth 70 vjeç nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se pushuesit janë mbytur si pasojë e dallgëve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.