Pjesëmarrja e këngëtarit serb në “Festën e Birrës’, Bashkia e Korçës zbulon këngët që do të këndojë Goran Bregoviç

Pjesëmarrja e këngëtarit të njohur serb, Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” në Korçë është shoqëruar me polemika të shumta.

Bashkia e Korçës bën me dije se kënga që ka zgjedhur Bregoviç për të çelur koncertin e nesërm është “Kosovska”, një këngë e shkruar në gjuhën shqipe nga vetë Bregoviç kur ishte pjesë e grupit “Bijelo Dugme”.

Njoftimi i Bashkisë Korçë:

KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

A e din se t’gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çifteliës

Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë

Kënga le t’jehojë –

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...