Një tjetë valë pandemie do të pushtojë Shqipërinë? Brataj bën paralajmërimin: Ja çfarë do ndodhë në vjeshtë-dimër

411

Varianti “Delta” ka rritur numrin e infektimeve dhe fa talite teve në Shqipëri gjatë 10 ditëve të fundit, ku janë regjistruar 4149 raste të reja dhe 15 humbje jete.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, shprehet se fokusi duhet të jetë te vaksinimi masiv, duke përfshirë edhe gratë shtatzëna, teksa shton se gjatë vjeshtës dhe dimrit duhet të përballemi me 3 probleme.

“Në Vjeshtë-Dimër duhet të përballemi me tre probleme. Me përqindjen e të vaksinuarve, kohëzgjatjen e tyre, me imunitetin e tyre dhe format rezistence në variantet e tjera. Delta në krahasim me variantin Alfa, ka një r 0.7, shpërndarja kaq e lartë nuk të lejon që të kesh shumë rezultate në vaksinim”, tha Brataj për Tv Klan.

Sipas studimeve, imuniteti nga vaksinat zgjat 8 muaj, ndaj Brataj thotë se në fokus duhet të jenë edhe personat që u vaksinuan të parët.

“Në Izrael është bërë një studim që vërteton se imuniteti është 8-9 muaj. Për ata që janë vaksinuar dhe kalon ky muaj do shihet se çfarë do të bëhet. Fakti që kërkuam vaksinim që në fillim ka patur përkrahje”, u shpreh Kreu i Urgjencës.