Lajm i keq për ata që kanë planifikuar pushime/ Rrebeshe dhe shi në këto data

379

Meteorologia Adiola Bani ka bërë me dije se duke filluar nga e mërkura dhe deri në fund të muajit gusht vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat dhe rebeshe të shumtë shiu.

Bani evidentoi të premten si ditën kur reshjet e shiu do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

“Java e fundit e muajit gusht duhet ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë paraqitet me mot të kthjellët me temperatura relativisht të larta, ku termometri mbetet rreth vlerës 37 gradë celcius.

Ndërsa duke filluar nga mesi i javës dhe deri në fund të muajit gusht do të kemi një prezencë të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ç’ka do të shoqërohet edhe me rebeshe shiu. Gjatë të premtes së ardhshme pritet që reshjet e shiut të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Në fund të muajit gusht do të kemi një rënie të temperaturës me 4 gradë celcius, duke bërë që të kemi një stabilizimim të vlerave termike”, tha Bani për Fax news.