Kushtet e kufizimit të afganëve që do vijnë në Shqipëri: Nga shëtitjet, e deri tek daljet në kafe

Menjëherë pas zbarkimit në territorin e Shqipërisë, refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare,

 

por sipas disa rregullave. Refugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të frekuentojnë lokale, restorante etj.

 

 

Neni 46 i ligjit të ri për azilin parashikon që autoritetet shqiptare mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes së refugjatit kur është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, të sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik. Pra, nëse refugjatët afganë do të përbëjnë shqetësim për rendin dhe sigurinë në zonat ku do të strehohen, atyre do t’u ndalohet dalja jashtë qendrës së pritjes.

 

Ligji parashikon që refugjatëve mund t’u kufizohet lëvizja edhe për arsye të tjera, konkretisht kur lind nevoja për të verifikuar identitetin dhe shtetësinë e tyre, kur ekziston rreziku i ikjes së tyre si dhe kur kanë nisur proceduat për kthimin e tyre. Ligji për azilin e miratuar në 1 shkurt të këtij viti, parashikon edhe masat e plota të kufizimit të lëvizjes nga refugjatët politikë që pranohen në Shqipëri, përkohësisht apo me afat të pacaktuar.

 

Organet përgjegjëse për azilin, sipas rrethanave, mund të vendosin ndalimin e lëvizjes nga qendra e pritjes të një apo më shumë refugjatëve, ndalimin e lëvizjes në një zonë të caktuar, detyrimin për t’u paraqitur në polici në kohën e caktuar, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit ose akomodimin në qendrën e mbyllur për të huaj.

 

Qendra e mbyllur për të huaj është një lloj paraburgimi për individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri si edhe për azilkërkues potencialë. Kjo strukturë është në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

 

Krahas kufizimeve të mundshme, refugjatët politikë afganë kanë edhe disa të drejta të garantuara me ligj. Deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare për t’u pranuar apo jo si refugjatë politikë, ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në Shqipëri, të përfitojnë kushtet minimale të jetesës, shërbim shëndetësor, ndihmë juridike, arsim për fëmijët, liri të mendimit të besimit fetar, punësim dhe trajnime profesionale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...