“Do e shihni pas 10 ditëve”/ Festa e birrës “fut në sherr” socialistët, Braçe revoltohet

137

Festa e Birrës po krijon debat mes socialistëve pasi zvkryeministri Erion Braçe thotë se kjo do të ketë pasoja. Por pse?

Braçe shkruan se flaka në fakt do t’i shihet pas dhjetë ditëve këtij aktiviteti kur të rriten rastet me covid.

Ky status jep dhe një tjetër sinjal për ‘përçarje mes socialistëve’ në vazhdën e denoncimeve të Braçes.

Statusi i plotë: POOO E NDEZET KORCEN!

FLAKEN E SHIHNI PER 10 DITE DHE
NUK DO SHUHET DOT ME BIRRE! Vera eshte liri! Por jo papergjegjshmeri! Jo ne kohe #COVIDI vecanerisht. DO TA JETOSH NE KLUB, NE FESTA, KONCERTE,
NE STADIUM, NE PUNE, NE SHKOLLE, KUDO, VAAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!

Por pa vaksinuar grumbullime te tilla e ndezin, i vene flaken dhe nuk e shuajne dot! Jane papergjegjshmeri edhe pse eshte vere, edhe pse eshte koha per te pushuar e gezuar. Ekuilibri ne liri mes infektimit, nevojes, punes, argetimit qe na solli shkelqyeshem deri ne nisje te veres, duket se ka levizur per keq,

ndaj edhe numri i te infektuarve po rritet; NUMRAT E TE VAKSINUARVE ME DY DOZA
NUK JANE AQ SA LIRIA QE PO PERDORET QESIM E PA MASA MBROJTESE NGA GJITHKUSH. Ne nje gjendje te tille, rikthimi tek masat kufizuese ose vaksinimi plus nje maske na mbrojne jeten, tonen e te familjes;

TANI ESHTE KOHA PER KETE DETYRIM! Te gjithe ata qe jane ne nevoje e ne marredhenie me shtetin, duhen vaksinuar;
Shembujt per e me ata qe jane ne pamundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet e semundjes jane te forte dhe vaksinimi i detyrueshem per ta ka qene zgjidhje;

Te gjithe ata qe jane ne marredhenie me shtetin e ne sherbim te qytetareve duhen vaksinuar; Shembujt nga sektori i sherbimit shendetesor, sherbimit arsimor, sherbimit publik ne teresi qofte edhe nga Italia fqinje jane te forte dhe referojne vaksinimin e detyrueshem;

Te gjithe ata qe duan argetimin ne grup e pa limit ne ambjente qe lehtesisht kthehen ne qendra infektimi masiv, duhen vaksinuar; Shembulli i koncerteve masive ne Kosove por edhe ketu, dy ndeshjet me tifoze masivisht e thuajse ne 100% te kapacitetit ne Shkoder, duhet te mjaftojne per ta bere vaksinimin te detyrueshem.

Aaaa dhe nje gje; DETYRIMI NIS NGA ME TE PUSHTETSHMIT, INSTITUCIONET QE MATERIALIZOJNE PUSHTET DHE VIJOJNE ME KOMUNITETET; Ne shtator nis Kuvendi por askush nuk di deri tani se sa prej deputeteve jane vaksinuar plotesisht me dy doza vaksinash; DETYRIMI DUHET TE NISE ATY!