U tha se janë kthyer bashkë, Roberti zbulon vendin luksoz ku ka udhëtuar me Norën

308

Çifti i njohur, Roberti dhe Nora po përflitet se janë rikthyer sërish bashkë, dy vite pas ndarjes.

Së fundmi, dyshja e dashur nga publiku, janë kapur mat në Aeroportin e Prishtinës së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me nënën e këngëtares, Suzana.

Asnjëri prej tyre nuk kanë reaguar për këto lajme, por ka qenë Roberti ai i cili ka publikuar foto nga pushimet në hotelin luksoz në Bodrum të Turqisë, në të shfaqet me vajzën e tyre 6 vjeçare.