Rama u shpreh 3 mijë, por biznesmeni afgan befason: Shqipëria do të pranojë 20 mijë refugjatë

372

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të presë deri në 3 mijë qytetarë afganë që po largohen nga vendi i tyre për shkak se Afganistani tashmë është nën kontrollin e talebanëve.

 

 

Por biznesmeni i njohur në Itali Hamed Ahmadi, i cili është me origjinë afgane, teksa kërkoi mbështetjen e të gjitha shteteve për bashkatdhetarët e tij, u shpreh se Shqipëria si një vend i vogël me 2 milionë banorë do të presë 20 mijë refugjatë.

 

“Ne do të punojmë shumë sepse e kemi për detyrë të ndihmojmë të tjerët. Apeli që i bëj bashkësisë ndërkombëtare është që kjo luftë të ndalet. Ne zgjasim dorën, të gjejmë zgjidhjen, e gjithë bota të kujdeset për vendin tim. Në tre ditët e fundit, kam marrë mijëra telefonata. E di që nuk mund t’i shpëtojmë të gjithë, por duhet të përpiqemi. Shqipëria, një vend me 2 milionë banorë do të presë 20 mijë persona. Le të mendojmë se çfarë mund të bëhet për njerëzit e mi” tha ai.

 

Nuk dihet se ku e ka marrë këtë informacion biznesmeni afgan, ndërkohë që ende në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë refugjat, për shkak të situatës që është krijuar në aeroportin e Kabulit.