“Pse nuk del foto me fëmijët e Markut?”. Rudina Dembacaj u mbyll gojën të gjithëve dhe…

204

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bashkëbisedim online me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku një prej ndjekësve i vë në dukje mungesën e fotove të moderatores me fëmijët e Mark Frrokut, bashkëshortit të saj.

 

“Del më shumë me vajzën tënde në story dhe me fëmijët e Markut shumë rrallë”.

 

Rudina, e cila ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të tre fëmijët e partnerit të saj, iu përgjigj: “Janë fëmijët e mi, s’ka lidhje, e imja apo të Markut. Nuk e kanë shumë qejf jetën publike”.

 

Një tjetër pyetje pikante që iu bë Dembacaj ishte: “A je e virgjër?”. Rudina iu përgjigj me ironi: “Po! Edhe po më fyen shumë, që e vë në diskutim”.

 

Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, ndërsa Rudina është nënë e një vajze. Pas vdekjes së bashkëshortes së Markut dhe divorcit të Rudinës nga Aleks Varfaj, dyshja u martuan në një ceremoni më 1 janar të këtij viti.