Blendi Fevziu fiton çmimin e rëndësishëm dhe të gjithë ju do jeni dakord

Nëse do zgjidhnim një epitet për të përshkruar Internetin ai që i përshtatet më shumë është se Interneti është tejet “kompleks”.

Por, Interneti ka edhe një karakteristikë tjetër: kreativitetin dhe humorin që lidhet direkt me “memet” e ndryshme që janë padyshim një nga elementet më qesharake të tij dhe sigurisht shumë të përdorura.

Nga ana tjetër, Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të vlerësuar, serioz e profesionist në vendin tonë. Duket sikur një kombinim mes këtyre dy botëve nuk shkon, por në fakt provat tregojnë të kundërtën.

Para pak ditësh, Blendi përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehu qëndrimin e tij “Pro” ardhjes së afganëve në vendin tonë, duke renditur edhe arsyet. Por, siç mund ta keni parë, faqe të shumta meme-sh realizuan montazhe të ndryshme të Fevziut pas kësaj deklarate, duke e lidhur me Afganistanin.

Një prej tyre e paraqet gazetarin me veshje tipike afgane e me mustaqe në studion e tij në “Opinion”. Me gjithë sportivitetin që e karakterizon, Blendi e ka postuar atë në llogarinë e tij të Instagramit, duke shkruar: “Që më shkon më shkon. Po emrin si mund t’ja vë?”

Kjo nuk është hera e parë që Fevziu ka pranuar me sportivitet dhe ka vendosur që t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale memet që lidhen me të, duke treguar se e kupton humorin në rrjet sado i zi të jetë dhe se shaka të tilla i merr me pozitivitet. Vetë gazetari ka shprehur vlerësimin e tij për krijuesit e fotove komike,

duke thënë se janë kreativë dhe humori i tyre është pikant. Teksa vlen të përmendet edhe deklarata e tij në “Pardon My French” pak kohë më parë kur tha se nëse nuk bëhesh pjesë e memeve praktikisht nuk ke bërë asgjë.

A do donim më shumë personazhe pa komplekse si Blendi Fevziu? Nuk do ishte aspak keq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...