A e keni menduar ndonjëherë Blendi Fevziun si afgan? Kjo foto i thotë të gjitha

118

Para pak ditësh, moderatori Blendi Fevziu përmes një shkrimi në rrjetet sociale shprehu qëndrimin e tij “Pro” ardhjes së afganëve në vendin tonë, duke renditur edhe arsyet.

Si pasojë, faqe të shumta meme-sh kanë marrë spunto dhe realizuan montazhe të ndryshme të Fevziut pas kësaj deklarate, duke e lidhur me Afganistanin.

Një prej tyre e paraqet gazetarin me veshje tipike afgane e me mustaqe në studion e tij në “Opinion”.

Me gjithë sportivitetin që e karakterizon, Blendi e ka postuar atë në profilin e tij të Instagramit dhe me plot humor ka kërkuar ndihmën e ndjekësve për emrin.

“Që më shkon më shkon. Po emrin si mund t’ja vë?”, ka shkruar Fevziu krahas montazhit të fotos.