50-vjeçari në Shqipëri kryen marrëdhënie intime me vajzën e tezes dhe më pas e shantazon. I kërkon para

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një burrë rreth të 50-ve, ka krijuar marrëdhënie intime me vajzën e tezes së tij dhe më pas e ka shantazhuar vazhdimisht me qëllim marrjen e pasurisë së saj.

Të dy kushërinjtë kishin krijuar një familje, por çuditërisht mes tyre kishte lindur një ndjenjë sentimentale, duke kaluar në raporte intime.

Mirëpo këto raporte intime janë filmuar nga 50-vjeçari me inicialet A.P, i cili më pas ka filluar ta shfrytëzojë këtë marrëdhënie për qëllime kriminale me qëllim marrjen e pasurisë së vajzës së tezes, duke e shantazhuar me video dhe foto këtë të fundit.

Për këtë situatë është vënë në dijeni policia dhe prokuroria e Vlorës, ku pas një kallëzimi të bërë nga gruaja e dëmtuar, këto struktura kanë nisur hetimin.

Në telefonin e gruas, janë gjendur dhjetëra biseda me përmbajtje shantazhuese, ku djali i tezes së saj e kërcënonte se do i publikonte fotot dhe videot intime në rrjete sociale.

E frikësuar nga kjo situatë e pazakontë që po ndodhte mes dy kushërinjve, herë pas herë gruaja i ka dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë një diçka e tillë çdo herë e më tepër po përsëritej, po kthehej në një ritual.

Gruaja i ka treguar për situatën burrit të saj dhe më pas të dy kanë vendosur që ta denoncojnë në polici, duke mos zgjedhur ta zgjidhin privatësisht problemin, për shkak të frikës së përkeqësimit të mëtejshëm.

Kallëzimi është marrë nga policia në ditët e para të muajit Gusht 2021 dhe pas një seri veprimesh është provuar se 50-vjeçari, kishte krijuar një raport intime me vajzën e tezes së tij.

Ku nga ky raport ai kishte filmuar dhe fotografuar momentet intime dhe më pas këto material i ka përdoruar për të shantazhuar dhe kanosur kushërirën, me qëllim marjen e pasurisë.

Aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”.

Kërkimet për arrestimin e tij janë kryer nga policia e Vlorës, por pa rezultat. 50-vjeçari ka mundur të largohet nga Shqipëria, duke u fshehur në Itali.

Burimi: Ora News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...