(video) U tha se janë sërish bashkë, Nora dhe Roberti filmohen në…

156

Javë e kaluar u raportua se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

“Panorama” shkruante se miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri dhe kanë treguar se Nora mund të jetë arsyeja pse Roberti nuk do në asnjë mënyrë që të deklarohet publikisht me ndonjë vajzë tjetër në krah,

edhe pse është përfolur disa herë për romanca të reja. Ndërkohë, një video që po qarkullon sot në media duket se konfirmon këto zëra.

Prive.al ka arritur të sigurojë një video ku ata shfaqen krah njëri-tjetrit në aeroport. Si duket Nora dhe Roberti janë nisur bashkë për udhëtim, në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Aeroporti i Prishtinës.

Ata nuk kanë qenë vetëm, por të shoqëruar edhe nga vajza Renée dhe njëkohësisht nëna e këngëtares. Nuk dihet se për ku janë nisur por me siguri do e mësojmë nëpërmjet rrjeteve sociale.