Nuk janë 3 mijë? Biznesmeni afgan jep shifrën e madhe: Ja sa emigrantë do presë Shqipëria

Shqipëria do të presë 20 mijë afganë. të paktën kështu thotë biznesmeni me origjinë afgane, Hamed Ahmadi, themelues i zinxhirit “Orient Experience” në Venecia.

Teksa ndodhej në aeroportin e “Fiumicinos”, ku priti të motrën, ai tha se Shqipëria do të presë 20 mijë afganë, shumë më tepër se ç’është deklaruar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sot Kreu i Qeverisë tha për mediat italiane dhe për BBC se në Shqipëri do të vijnë 3 mijë emigrant, jo 20 mijë.

“Shqipëria, një vend me 2 milionë banorë, ka lëshuar viza speciale për 20 mijë persona. Le të mendojmë se çfarë mund të bëhet për njerëzit e mi. Zahra është vetëm fillimi. Por ajo është vetëm një person, të mos harrojmë se ka shumë njerëz të tjerë atje,” – tha Ahmad, shkruan Corriere.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...