Familjarët e pacientëve me Covid flasin nga Infektivi shumë të alarmuar: Duam t’i largojmë nga këtu një orë e më parë

Situata nga pandemia në vendin tonë duket se po përkeqësohet sërish përtej faktit që vaksinimi po vijon prej muajsh. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë informoi se ishin regjistruar 3 viktima teksa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.

Ndërkohë, familjarët e pacientëve të shtruar në spital kanë shprehur pakënaqësi për kushtet që ofrohen. Në një pronocim për Fax News një nga familjarët e të shtruarve në Spitalin Infektiv u shpreh se po trajtohen në kushte shumë të këqija dhe se kanë bërë kërkesë që t’i largojnë nga aty.

“Trajtimi i duhur mjekësor nuk u ofrohet sepse pacientët në Spitalin Infektiv skanë as kushtet minimale, nuk ka kondicioner, tualeti mizerabël dhe shumë papastërti.

I jemi drejtuar të gjithë atyre që janë kompetentë të vijnë të shohin se ca bëhet, me nënën time që e kam të shtruar kam 5 ditë pa folur ndërsa me vëllain kam arrit të kontaktoj. Ai më shprehet se është shumë keq dhe kërkon të dalë nga spitali.

Ne të afërmit jemi ankuar për kushtet e këqija dhe mjekët na japin informacion për gjendjen e tyre. Nuk jam i kënaqur, dua t’i nxjerr nga spitali një orë e më parë. Sot do kontaktoj me to dhe pres përgjigjien”– u shpreh familjari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...