E ka harruar Ledjanën, Mevlani i pandarë nga Antonela. I sheh kudo bashkë (foto)

110

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje.

Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas. Madje, ish-konkurrentja hodhi dyshime se Mevlani ka vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj.

Ky i fundit, iu kundërpërgjigj vetëm pak ditë më parë duke e fshirë atë nga YouTube. Luhatjet vazhduan mes tyre e ndonëse u tha se janë ribashkuar diçka e tillë nuk ndodhi.

Ledjana po përflitet për një lidhje të re teksa Mevlani u lakua për marrëdhënien me Aristelën, me të cilën rezulton se nuk ka asgjë më shumë se miqësi. Mirëpo, mund të ketë diçka më shumë me Antonelën nga e cila duket e pandarë.

Ndryshe nga sa u shfaqën në program, pas daljes ata janë shfaqur në shumë vende së bashku, madje edhe në televizion, më të qeshur se kurrë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme kanë darkuar së bashku dhe në shoqërinë e dy miqve të përbashkët. Ata kanë ndarë foto në Instastory duke ngirtur dyshime rreth asaj ç’ka po ndodh mes Antonelës dhe Mevlanit.