Dy moderatoret shqiptare paskan parashikuar që në vitin 2017 pandeminë, distancimin dhe vaksinat

Po bëhen rreth dy vite që kur e gjithë bota i është nënshtruar një realiteti të paimagjinueshëm dhe totalisht të panjohur, siç është pandemia Covid-19.

Prej muajsh, të gjithë kemi adoptuar një stil të ri jetese që ka si kryefjalë distancimin social dhe maskat. Sakaq, muajit e fundit ka nisur edhe vaksinimi i popullsisë që shihet si arma e vetme kundër virusit.

E kush e kishte imagjinuar? Në fakt, gjatë kësaj kohe, kemi dëgjuar disa raste kur persona të ndryshëm kanë parashikuar deridiku faktin që planeti do përballej me një pandemi.

Nga sot e tutje në listën e “parashikuesve” shënoni edhe Fiori Dardhën dhe Rozana Radin, të cilat kanë parashikuar jo vetëm pandeminë por edhe detaje të tilla si vendosja e maskave, distancimi social dhe vaksinën.

Kjo që në 2017 gjatë emisionit të tyre “Boom”. Ka qenë Fiori ajo që ka publikuar ditën e sotme videon e para 4 viteve, ku flasin pikërisht për gjërat e sipërmërmendura dhe biseda mes tyre është kjo:

Fiori: Një nga masat parandaluese, e di cila është?
Rozana: Gjithmonë nga larg. Merrni në telefon tregoni hallet tuaja, mos u afroni më shumë se me një person.

Fiori: Pra, shmangni grumbullimet, sidomos në vende publike.
Rozana: Mos më spërkat

Fiori: Mbani maska. Si japonezët, kinezët. Çfarë duhet të bëjmë tjetër? Të vaksinohemi.

Sakaq, me nota humori në mbishkrimim e videos, Fiori ka shkruar: “E paskemi “ndjellë” pandeminë që në vitin 2017, moj @rozana_radi Adrianaaaaaaaaaa, paskërkemi dhënë edhe këshilla, paskërkemi mbajtur edhe maska, paskërkemi folur edhe për vaksinat.” Epo, sikundër ka shtuar edhe Rozana në koment, nga ky moment e tutje, vajzat duhet t’i bëjnë parashikimet me lekë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...