Bashkëshorti i Angela Martinit lihet i lirë, nuk është në kërkim në asnjë shtet

104

Drago Savulescu është lënë i lirë.

 

Pas arrestimit të bujshëm në ishullin grek Mykonos dhe lajmit që pushtoi mediat ditën e hënë, biznesmeni rumun, bashkëshorti i Angela Martinit është i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

 

Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune dhe gjithçkaje tjetër është shkruar në media.

 

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol.

 

“Revista Who” mëson ekskluzivisht se gjatë ditës së sotme Dragos është lënë i lirë nga autoritetet greke duke qenë se vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë./revistawho.com