Vetëm pak ditë më parë në shtypin amerikane qarkulloi një lajm, që me siguri nuk i ka pëlqyer aspak yllit Jennifer Lopez, e jo vetëm asaj, lexoni “Ishte si një mbretëreshë akulli në shtrat” mos vallë Alex po hakmerret ndaj Jennifer Lopez?
Por ylli i popit, nuk mund ta linte me aq “hakmarrjen”. Ajo ka fshirë shumicën e fotografive me ish-in e saj nga Instagram. Sipas Page Six, ndjekësit e Lopez vunë re se çdo gjurmë e lojtarit të bejsbollit është fshirë nga llogaria e saj. Këngëtarja gjithashtu e ka bërë unfollow Rodriguez.
Disa nga postimet që u fshinë përfshijnë një video të një buqete gjigante me lule që Lopez mori nga Rodriguez për ditën e Shën Valentinit në fillim të këtij viti, dhe fotografi të ish-çiftit që morën pjesë së bashku në inaugurimin e Joe Biden. Ndërsa postimet vetëm të Lopez në inaugurim, ku ajo këndoi, mbeten në profilin e saj.
Deri tani, Alex ende e ndjek Jennifer-in dhe nuk i ka fshirë postimet e tyre së bashku nga Instagrami.