Tronditet Shkodra, burri i merr jetën gruas dhe më pas dhe vetes (Emrat)

558

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë pasdite.

Mësohet se një 79 vjeçar i ka marre jeten bashkëshortes se tij, dhe më pas vetes. Policia ka lëshuar njoftim zyrtar për rastin, por ka një kontradiktë nëse ngjarja ka ndodhur sot apo ditë më parë.

Dy viktimat janë Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se “sot me datë 18.08.2021” burri i ka marre jeten gruas në shtëpi, ndërsa më vonë thotë “dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh”.