E përplasi furgoni teksa kalonte rrugën/ Humb jetën 6-vjeçari në Shëngjin

148

Ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës, 6-vjeçari i cili u përplas nga furgoni në Shëngjin. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit, teksa i mituri po kalonte rrugën.

 

Mësohet se 6-vjeçari është nga Burreli dhe kishte ardhur me familjen nga Anglia. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. Sakaq, drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet Sh.P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.