Do të strehohen në Tiranë dhe Durrës, publikohet ora kur do zbarkojnë 300 afganët e parë në Shqipëri

135

Ditën e sotme pritet të mbërrijnë 300 afganët e parë në Shqipëri. Mësohet se afganët do të mbërrijnë në Rinas rreth orës 17:00.

 

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re.

 

Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

 

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë tha se ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës nga SHBA për të strehuar përkohësisht afganët në vendin tonë.

 

Kujtojmë që tre ditë më parë talebanët morën në dorë gjithë Afganistanin, ndërsa qytetarët po përpiqen të largohen nga vendi pasi ndihen të kërcënuar.