Arbana zbulon emrin e parë të rëndësishëm në Big Brother Vip

323

Ju me siguri prisni emrin e ndonjë konkurrenti, por emri i parë që ka zbuluar Arbana është ai i producentes.

Siç pati premtuar pasi zyrtarizoi drejtimin e ‘Big Brother Vip’, Arbana mori përsipër t’i përgjigjet çdo pyetjeje nga publiku, sigurisht duke mos zbuluar shumë detaje nga programi që rinis në tetor.

Detaji i parë i ri që u zbulua është përfshirja e Lori Hoxhës si producente e spektaklit.

Këtë e konfirmoi vetë Arbana kur tregoi pse ka ndaluar transmetimi i programit për plot 4 vite dhe pse rinisi tani.

Arbana rrëfeu se arsye ka shumë, ama Big Brother ndaloi në momentin e duhur.

“Është një skuadër që të jep veç frymëzim dhe motivim për të punuar. Është një frymë që të kujton pak kohën e Tanit ndoshta nga përfshirja e Lorit, ndoshta se na ka marrë malli për spektakle live, ndoshta sepse pritshmëritë janë të mëdha dhe përgjegjësitë akoma më të mëdha”, shkroi ajo ndër të tjera.

Arbana zbuloi se programi do ketë dy netë live dhe çmimi i madh do jetë 100.000 euro./revistawho.com