A do vijë në Korçë apo jo pas shumë e shumë kritikave ndaj tij? Reagon për herë të parë Goran Bregovic

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka sjellë mjaft reagime të ashpra nga shqiptarët si dhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Dhe megjithë zhurmën e madhe që ka shkaktuar në rrjet, Gregovic do të vijë dhe ftesa ndaj tij nuk do të anulohet. Këngëtari ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në koncertin që do të mbahet më 22 gusht. Në faqen zyrtare të tij, Goran Bregoviç ka konfirmuar datat e koncerteve, ndërsa 4 ditë pas Korçës do të jetë në Rusi.

Të shumtë kanë qenë emrat e këngëtarëve nga Kosova që ishin të ftuar për të performuar, por pas këtij lajmi janë detyruar që ta anulojnë. Pas Capital T, Dafina Zeqirit, grupit “NA” dhe Dren Abazit më herët u tërhoq edhe këngëtari i fundit nga Kosova që do të ishte pjesëmarrës në Festën e Birrës në Korçë.

Bëhet fjalë për Shemsi Krasniqin, artistin e grupit “Ilirët”, i cili përmes një deklarate ka dhënë arsyet e tërheqjes nga eventi.

“Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh që kjo nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar pak dhe e pranoj gabimin tim se unë jam muzikant, nuk jam politikan.

Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë kam vendosur që për këtë shkak të tërhiqem nga ky event. Kam pasur dëshirë të flaktë të shkoja në Korçë se nuk kam kënduar kurrë në këtë qytet.

Kam dashur ta këndoj atje këngën “Xhamadani vija vija”, këngën e Adem Jasharit. T’ja këndoj masës, por për shkak të të gjitha rrethanave që kanë ndodhur unë nuk do të shkoj në Korçë. Vetëm nëse ndodh diçka dhe Bregovic nuk do të marrë pjesë, padyshim që do të jem aty!, është shprehur këngëtari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...