Si reagoi Arbana Osmani kur e imitoi në ‘Klanifornia’? Delinda Disha flet hapur

Aktorja e njohur humorit, Delinda Disha ishte dje e ftuar në emisionin “Edicioni veror’ ku rrëfeu detaje nga jeta e saj profesionale dhe private.

 

Disha foli edhe për imitimin e moderatores Arbana Osmani, për të cilën u shpreh se nuk ka marrë asnjë reagim, as nga miqtë dhe as nga moderatorja.

 

“Nuk kam marrë asnjë reagim, besoj se e ka pritur mirë”, u shpreh ajo.

 

Po ashtu, Delinda tregoi se është e hapur për çfarëdolloj imitimi dhe se nuk ka asnjë problem për t’u përshtatur me personazhet, gjë të cilën e kemi parë herë pas here.

 

“Ne kemi mundësi që gjatë gjithë kohës të diskutojmë së bashku dhe të ndajmë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin. Jemi mbështetje në çdo kohë. Në marrëdhënie komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe ne të dy jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin”, tha aktorja.

 

Ndërkohë bashkëshorti i saj zbuloi planet e tyre të ardhshme për një fëmijë të dytë.

 

“Duam të bëjmë një fëmijë të dytë, por duam që gjërat të vijmë natyrshëm”, u shpreh ai.

 

Nga ana tjetër, Delinda rrëfeu publikisht dëshirën e saj që familjes t’i bashkohet një vajzë.

 

“Ne e duam familjen e madhe. Unë vetë vij nga një familje e madhe dhe do Zoti, në fëmijën e dytë na bekon me një vajzë”, shprehet ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...