“Si e priti Arbana Osmani imitimin?” Aktorja e humorit rrëfen planet për familjen dhe projektet

102

Këtë të hënë në “Edicioni Veror” në “ABC” aktorja e humorit Delinda Disha ka rrëfyer detaje nga jeta e saj nga Saranda.

 

E intervistuar nga gazetarja Irini Meçe, Disha u shpreh se pushimet i ka nisur në Ulqin për të vijuar më tej në Ballkan, duke shtuar se pushimet në Shqipëri i shijojnë shumë.

 

“Përveç pushimeve, unë gjatë verës përpiqem të gjej personazhe të pikas diçka të re që të kem mundësi t’i risjell në një format tjetër. Më kanë ngacmuar shumë personazhe, por dua të mbetet surprizë”, tregon aktorja.

 

E ndalur tek projektet e saj dhe rolet më të pikasura, Delinda Disha foli për imitimin e moderatores Arbana Osmani, ajo u shpreh se nuk ka marrë asnjë reagim, asnjë nga miqtë dhe as nga moderatorja, duke shtuar: “Nuk ka marrë asnjë reagim, besoj se e ka pritur mirë”.

 

Disha gjithashtu shprehet se është e hapur për çfarëdolloj imitimi dhe se nuk ka asnjë problem për tu përshtatur me personazhet.

 

“Ne kemi mundësi që gjatë gjithë kohës të diskutojmë sëbashku dhe të ndajmë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin. Jemi mbështetje në çdo kohë. Në marrëdhënie komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe në të dy jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin”, shprehet aktorja.

 

Bashkëshorti i aktores tregoi planet për një fëmijë të dytë

 

“Duam të bëjmë një fëmijë të dytë, por duam që gjërat të vijmë natyrshëm”, u shpreh ai.

 

Ndërsa aktorja gjithashtu tha se dëshiron që familjes ti bashkohet një vajzë. “Ne e duam familjen e madhe. Unë vetë vij nga një familje e madhe dhe do Zoti, në fëmijën e dytë na bekon me një vajzë”, shprehet ajo.