Ngjarje e trishtë. 65 vjeçari shkon për vizitë në poliklinikë, por vdes duke pritur radhën

193

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Luan Hysi, 65 vjeç ka ndërruar jetë në ambientet e poliklinikës ku kishte shkuar të merrte ilaçet.

Dosja.al mëson se 65-vjeçari ishte në radhë për të pritur vizitën e tij e më pas të merrte ilaçet e të shkonte në banesë. I ndjeri i cili ishte i sëmurë me dializë kishte shkuar dhe ditën e djeshme për të marrë kurën e tij, por pa mundur dot për shkak të burokracirave.

Ngjarja e trishtë ka ndodhur brenda ambienteve të poliklinikës, ndërsa pamjet ku i moshuari shihet teksa dergjet në një stol janë të rënda. Ndërkohë trupi i tij është çuar për kryerjen e autopsisë në morgun e qytetit. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë drejt vdekjes së 65-vjeçarit.