Meqenëse nuk i eci me Ladjanën, Arjan Konomi vendos t’i gjejë vetë ‘nuse’ Mevlanit

86

Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba duket se kanë ruajtur shoqërinë e tyre edhe jashtë programit.

Opinionisti i njohur ngacmon shpesh ish-konkurrentin në rrjete sociale duke i përmendur femrat me të cilat ka dalë në program dhe ‘’dështimin’’ e tij për të dalë i ‘’përputhur’’ me ndonjërën.

Së fundmi, Arjani ka publikuar një fotografi nga pushimet e tij në Karaibe dhe nuk mungoi një koment nga Mevlani.

“Byrazer’’ qenke bo kolumbian’’, i ka shkruar ish-konkurrenti por përgjigja e Arjanit ishte ajo që shkaktoi shumë të qeshura.

‘’Meqë s’të eci me të bardha po të gjej një me ngjyrë këtej o mavri’’, ia ktheu opinionisti.

Kujtojmë se Arjani krahas rolit që kishte në program edhe pas përfundimit të tij dha kontributin e tij për të rregulluar raportet mes ish-konkurrentëve, por duket se nuk ishte e ‘’shkruar’’ pasi vetëm një nga çiftet e ‘’Për’puthen’’ po i mbijeton kohës.

Bëhet fjalë për Melisën dhe Andin, të cilët u lidhën pas daljes nga programi.