Makina me shpejtësi përplas këmbësoren, shoferi i dytë nuk ndalon dot dhe i kalon përsipër

Një këmbësore raportohet se ka ndërruar jetë në Tiranë, pak minuta më parë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet, në rrugën “Besim Alla”.

Identiteti i këmbësores nuk bëhet me dije dhe as shkaku i aksidentit.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike teksa zbardhen rrethanat e saj. Sipas burimeve nga vendngjarja, gruaja është përplasur fillimisht nga një makinë që lëvizte me shpejtësi. Më pas, mjeti që ndodhej mbrapa e ka shtypur gruan sepse nuk ka mundur të frenojë në kohë.

Fatkeqësisht, nga dy përplasjet gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë arrestuar të dy shoferët.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...