Hipur mbi karusel dhe në makina, talebanët argëtohen në parkun e lodrave

Ndërkohë që mijëra afganë janë të frikësuar për jetën e tyre nga talebanët dhe përpiqen të largohen nga vendi, disa luftëtarë të lëvizjes politiko-fetare janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë.

 

Një video postuar në Twitter nga reporteri i Reuters Hamid Salizi, i cili jeton në Kabul, tregon një grup talebanësh duke u argëtuar në një park dëfrimi në qytet, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit.

 

 

Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë me makinat. Edhe më të çuditshme janë skenat që i shfaqin në “karuselin” e parkut, duke hipur mbi ponit që janë për fëmijë të vegjël.

 

Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët. Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...