Arbana Osmani zbulon se kur nis Big Brother Vip/ “Gëzova njësoj si para 13 vitesh”

100

Moderatorja Arbana Osmani, ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Instagram’, se është ajo e cila do të prezantojë formatin e ri të ‘Big Brother Vip’ në tetor.

Arbana ka treguar shumë e entuziasmuar se prezantimi i ‘Big Brother’ ka qenë për të një ndër emocionet e saj më të mëdha në jetë dhe e tillë është ndjerë edhe këtë herë kur iu konfirmua në prill drejtimi i këtij formati.

Postimi i plotë:

’13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime,

e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër. Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë,

bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip’.