Të dhënat janë rrëqethëse/ Korriku i këtij viti ka qenë më i nxehti që nga viti 1880, pritet të…

114

Sipas autoritetit amerikan të klimës, NOAA, muaji korrik ka qenë në mbarë botën korriku më i nxehtë që nga 1880, viti kur kanë filluar të bëhen matjet.

IHK: Kujdes, sot do të jetë shumë vapë – Periskopi

Të dhënat e detajuara janë: Temperatura mesatare mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore të oqeaneve, ka qenë sipas të dhënave të NOAA (National Oceanic and Atmospheric Administration), entit amerikan për mbrojtjen e klimës, 0,93 grad celsius mbi vlerën mesatare të shekullit të 20-të, që është 15,8 gradë celsius.

Në këtë mënyrë muaji korrik i vitit 2021, ia ka kaluar muajve korrik të viteve 2016, 2019 dhe 2020 me 0,01 gradë celsius.

“Muaji korrik është në të gjithë botën muaji më i ngrohtë i vitit, por korriku i 2021 ka qenë korriku më i nxehtë i matur ndonjëherë,” tha shefi i NOAA-së, Rick Spinrad.

“Ky rekord i ri i shtohet rrugës shkatërruese dhe shpërbërëse, që ndryshimet e klimës janë duke i përgatitur Tokës.”

Sipas të dhënave të NOAA, i nxehti ka qenë i madh sidomos në Azi. Në Europë, ky korrik ka qenë i dyti për nga nxehtësia. Shërbimi Europian për Ndryshimin e Klimës, Copernicus, e bëri këtë të ditur më parë në bazë të llogaritjeve të veta.

Ajo që bie në sy është se llogaritjet e bëra nga NOAA në mbarë botën nuk përputhen me llogritjet e bëra nga Copernicus.

Ndërkohë që ekspertët e NOAA-së flasin për korrikun më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë, ekspertët e Copernicusit janë më të përmbajtur: Sepse sipas regjistrimeve të bëra nga shërbimi europian, muaji korrik ka qenë i treti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë në botë, me vlera më të ulëta nxehtësie se sa ato të vitit 2016 dhe 2019).