Një burrë fiton miliona Dollarë pasi pretendon se ishte faji i lokalit që ishte dehur

Një burrë u shpërblye me 5.5 milionë Dollarë pasi pretendoi se një restorant ishte neglizhent duke i shërbyer shumë alkool.

Daniel Rawls u largua nga restoranti në gjendje të dehur dhe përfundoi duke u zënë me një burrë tjetër në parkingun e makinave e cila rezultoi në plagosjen e tij.

Sherri u zhvillua në Maj 2019 me një klient tjetër, Robert Henrickson, ku Rawls pretendon se pësoi një dëmtim në kokë gjatë grindjes.

Të dy burrat kishin pirë në La Fogata Mexican Grill në Andrews kur Rawls përfundoi tek parkingu dhe pasi u sulmua pësoi një dëmtim serioz në kokë.

Në padi thuhet se restoranti, pronari i tij Lourdes Galindo dhe një banakiere janë përgjegjës për plagosjen pasi i lejuan dy burrat të pinin shumë dhe të largoheshin nga restoranti në të njëjtën kohë.

Padia pretendonte se banakierja nuk ishte trajnuar nga Galindo për të vlerësuar kur klientëve i shërbehet më shumë sesa duhet alkool.

Rawls gjithashtu pretendon se pronari i restorantit nuk arriti të sigurojë një parking që të mbajë larg klientët e dehur nga rreziqet.

Gjykata e Rrethit 109 e Qarkut Andreës vendosi në favor të Rawls në një gjykim të paracaktuar, sepse pronari i La Fogata nuk u përgjigj ose nuk mori pjesë në seancë.

Gjykata nuk vendosi nëse pretendimet e Rawls ishin të vërteta. La Fogata do të ketë 30 ditë për të apeluar nëse dëshiron një rigjykim.

Rawls dyshohet se ka një histori të gjatë me pirjen e alkoolit dhe është arrestuar dy herë pasi ka qenë i dehur në publik. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...