Ledina Çelo ka vërtetuar se mosha për të është thjesht një numër,
pasi këngëtarja nuk ka ndalur së publikuari foto hot në rrjetet e saj sociale gjatë gjithë këtij sezoni veror. Artistja po shijon pushimet prej disa muajsh në jug të Shqipërisë, ku po shoqërohet nga vajza e saj, Periana.
Ditën e djeshme, Çelo publikoi një foto e veshur me bikini, në të cilën dukeshin linjat trupore të artistes. Gjoksi dhe këmbët e tonifikuara janë ato që bien në sy menjëherë, ashtu si edhe barku i sheshtë.
Ajo kishte zgjedhur një body me printe leopardi, që e bënte të dukej mjaft seksi. Flokët i kishte lënë të lëshuara e me onde, ndërsa kishte bërë edhe make up, për të theksuar tiparet e bukura.