Ermal Fejzullahu tregon tmerrin që ka përjetuar para një dasme: Më kanë dërguar shpejt në spital…

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, në emisionin “Prive” në kronikën “5 datat” ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur në jetën e tij.

Ermal Fejzullahu ka treguar se si me 6 gusht të vitit 2015, para se të këndonte në një dasëm, kishte pasur një problem shëndetësor, sulm paniku, transmeton Indeksonline.

“Kam qenë i përgatitur me këndu në një dasëm në Prishtinë. Gjatë tërë ditës nuk isha ndje mirë. Para se të dal në skenë mu dokë që mora sulm në zemër. Mu morë fryma dhe fillova të kem rrahje të mëdha të zemrës. Nuk e kisha nga emocionet. Po i them një djali aty që punonte, ‘nuk po ndihem mirë, të lutem dërgom te mjeku’.

Më kanë dërguar shpejtë në spital, më kanë dhënë infuzion. Më vonë e kam kuptuar që kam pasur sulm paniku”, tha ndër të tjera Fejzullahu i cili tregoi se pasi kishte shkuar te mjeku, ishte kthyer përsëri në dasëm dhe kishte kënduar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...