E ofendoi para të gjithëve, Bieta Sulo i kthehet keq prezantueses: Që gëzimet mos të m’i kthesh në…

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Bieta Sulo ka marrë një nismë shumë të veçantë duke kërkuar që të gjithë të postojnë nga një foto me vende plot gjelbërim për t’ju rikujtuar njerëzve sa i rëndësishëm është mjedisi.

“Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikoheshin vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga Instagrami, si shenja sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve”, shkroi Bieta.

Mirëpo këtë nismë duket se moderatorja Balina Bodinaku nuk e ka pritur mirë, e cila e cilësuar si diçka pa vlerë.

“Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte.

Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjar ret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Balina.

Menjëherë pas këtij komenti reagoi Bieta e cila ka ripostuar statusin e një blogere që e mbështet dhe shprehet se nisma do të vazhdojë për të gjithë ata njerëz që nuk e quajnë si “gjënë më idiote” dhe që “nuk mendojnë të fikin zja rret me një kovë ujë’.

“Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin”, i është përgjigjur Bieta.

Foto:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...