Bleona Qereti refuzon “Big Brother VIP”, nuk bie dakort për çmimin

108

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak muaj nga nisja e programit më të ri “Big Brother VIP”, janë konfirmuar edhe emrat e parë të banorëve të famshëm.

“Panorama Plus” shkruan se deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës emra si moderatorja e një emisioni sportiv, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” Vesel Kurtishaj.

Drejtuesit e formatit kanë hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar. Ndërkohë, emrat e tjerë pritet të zbulohen në vazhdim për pjesëmarrjen në formatin që iu bësuar Arbana Osmanit dhe që do të ketë për regjisor partnerin e saj, Eduart Grishaj. Shumë prej tyre janë ende me pikëpyetje.

Koncepti i formatit “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, e si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohura VIP.

Disa kohë më parë televizioni njoftoi se do të nisë së shpejti “Big Brother”, por kësaj here vetëm me personazhe të njohura shqiptare, të cilat do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme, larg luksit.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale në publik. Këtë emision do ta drejtojë si gjithmonë, Arbana Osmani.