Ardhja e afganëve. Qytetari: Sillesh sikur e ke pronë Shqipërinë! Rama i kthen këtë përgjigje

563

Lajmi se Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë të cilët po arratisen nga talebanët, të frikësuar për jetën, ka bërë mjaft bujë dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Ka edhe nga ata, që nuk janë dakord që Shqipëria të shërbejnë si vend tranzit për të larguarit afganë, kryesisht persona që kanë bashkëpunuar me SHBA-të dhe komunitetin ndërkombëtar, jetët e të cilëve, janë sot në rrezik iminent.

Këtyre personave, duket se kryeministri Rama ka vendosur t’u përgjigjet vetë në rrjetet sociale.

Një qytetar e ka kritikuar në Facebook dhe Rama i ka kthyer përgjigje.

‘O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh çliruar ti kete vend ,dhe po e përdor sikur te jete prone e jotja, nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tane ,te duket vetja se je baba i gjithe kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,

mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia, kan luftu te tjere, ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqiptareve mos e merr me koken tane’, shkruan Qemal Pirra.

Kryeministri nga ana e tij është kundërpërgjigjur “flakë për flakë”, por duke pretenduar se për këtë vendim ka autorizim nga populli.

‘Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!’, shkruan Rama.