Ardhja e afganëve në Shqipëri, ja në cilën zonë do vendosen

Rreth 400 afganë pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për tu strehuar përkohësisht. Ardhja e tyre mund të jetë çështje ditësh ose javësh, më varësi të kapaciteteve amerikane për t’i evakuuar ata nga zona e rrezikut në Afganistan.

Burime jo zyrtare për ABC thonë se operacioni po koordinohet në vendin tonë nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane. Numri i saktë i afganëve që do të strehohen është i papërcaktuar, dhe ai do të saktësohet nga nevoja që amerikanët do të paraqesin.

Gjithsesi shteti shqiptar është duke u bërë gati për të pritur 350-450 persona, qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të strehohen në një ambient mes Tiranës dhe Durrësit, i cili është afër portit dhe aeroportit.

Kostot financiare të qëndrimit të tyre në Shqipëri, paraprakisht pritet të përballohet nga shteti unë. Aleanca po verifikon personat që në të vërtetë gjatë 20 viteve të luftës kanë bashkëpunuar me NATO-n kundër talebanëve.

Tani që talebanët morën pushtetin, jeta e tyre rrezikohet ndaj NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, deri në transferimin përfundimtar që parashikohet të jetë Amerikan.

Qeveria shqiptare nuk jep detaje konkrete mbi këtë operacion me ndjeshmëri të lartë, por ministrja Olta Xhaçka që po koordinon këtë operacion, tha në tëitter, se “Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”-tha ministrja shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...