Shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp, peceta e Messit në ankand, nuk do ta besoni çmimin e saj

114

Një nga momentet më prekëse pas largimit të Messit nga Barcelona, ishte kur ai shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp. Bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, i dha Messit një pecetë për të fshirë lotët.

Ajo që i ka habitur të gjithë së fundmi, është fakti se kjo pecetë është nxjerrë në ankand. Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Shuma fillestare e pecetës është 1 milion dollarë.

Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messit, dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu citohet se peceta është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.